EKIPI MJEKËSOR I SPITALIT DO TË KUJDESET PËR PËRGATITJEN E VOLEJBOLLISTET E REJA NGA KLUBET “GAZELI VOLLEY” DHE “FORZA VOLLEY”
Si një nga mbështetësit më të mëdhenj të sportit maqedonas, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” u bë sponsor mjekësor i të dy klubeve të volejbollit “Gazeli Volley” dhe “Forza Volley”. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, volejbollistet e reja dhe të talentuara fitojnë një aleat të rëndësishëm në rrugën drejt sukseseve dhe arritjeve të mëdha sportive. Ekipi mjekësor i spitalit do të kujdeset për gatishmërinë e tyre sportive, si dhe për trajtimin dhe parandalimin e lëndimeve sportive.
“Dua të shpreh mirënjohjen ndaj spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’ për njohjen e cilësisë së ekipit të klubit “Gazeli Volley” për mundimet që i investojnë dhe që bëhet pjesë e historisë sonë. Ne jemi një klub i ri dhe qëllimi ynë kryesor është që të investojmë në volejbollistet e reja duke u siguruar kushte më të mira, me qëllim që të realizojnë ëndrrat e tyre. Po ashtu, qëllimi ynë është që të përmirësojmë cilësinë e volejbollit maqedonas në nivelin më të lartë. Për këtë qëllim, e krijuam shtëpinë unike të volejbollit, sallën sportive “Forza”, e cila është tërësisht e rinovuar dhe e dedikuar për zhvillimin e këtij sporti. Një falënderim i sinqertë për spitalin “Acibadem Sistina”, i cili do të jetë mbështetja dhe ndihma kryesore për volejbollistet dhe prindërit e tyre në rritjen dhe zhvillimin e duhur për t’u bërë volejbolliste të shkëlqyera,” tha Ana Pejovska, trajnere e “Gazeli Volley” dhe “Forza Volley”.
Ekipi mjekësor i spitalit do të kujdeset për gatishmërinë e volejbollisteve, në radhë të parë për parandalimin e lëndimeve sportive dhe trajtimin e tyre.
“Acibadem Sistina” është një markë serioze që prej shumë vitesh ndihmon dhe investon në sportistët. Këto janë vajza të reja dhe jashtëzakonisht të talentuara prandaj ne besojmë se me ndihmën dhe mbështetjen tonë do të kontribuojmë më tej në zhvillimin e tyre në sportiste profesionale. Kapacitetet e qendrës sportive “Premium”, pjesa për fitnes dhe pjesa për terapi fizikale dhe rehabilitim, si dhe i gjithë ekipi përgjegjës për trajtimin e lëndimeve sportive janë vënë në dispozicion të volejbollisteve të reja. Shpresoj që do të bashkëpunojmë shumë vite dhe se do të kemi një bashkëpunim të suksesshëm,” tha Dr. Mihajlo Ivanovski, ortoped.
Spitali klinik “Acibadem Sistina” vazhdimisht investon në zhvillimin e sportit, përmes sponsorizimeve të shumta të ekipeve të klubeve dhe përfaqësuesve maqedonas, si dhe të sportistëve individualë, të cilët me rezultatet e tyre shkruajnë historinë e sportit maqedonas. Jemi veçanërisht krenarë kur mbështesim sportistë të rinj dhe u japim një mundësi për zhvillim të mëtejshëm në segmente të ndryshme të sportit.