Në organizim të Shoqatës Bullgare të Kardiologëve Interventë më 13 prill në Spitalin Universitar “Shën Ana” në Sofje, Bullgari, u mbajt edicioni i parë i kursit njëditor “My Sofia Valves” . Ky kurs njëditor është një mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave shkencore dhe sidomos për prezantimin e arritjeve më të reja në fushën e kardiologjisë përmes rasteve praktike, sesioneve interaktive dhe diskutimeve.”
“Dr. Shk. Zharko Hristovski, specialist në kardiologji nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, ishte një nga panelistët e ftuar në dy sesione të këtij takimi, “Skenarët e komplikuar për TAVI (Implantimi i valvulës aortale transkateterike)” dhe prezantimi i një rasti praktik nga praktika klinike e përditshme.

Në këtë aktivitet morën pjesë ligjërues dhe delegatë nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Rumunia, Polonia, Italia, Sllovenia dhe vende të tjera.”