Gjatë këtij vikendi në organizim të Federatës së Fudbollit të Maqedonisë me mbështetje të UEFA -së u mbajt seminari për mjekët dhe fizioterapistët që punojnë në klubet maqedonase dhe në kombëtarët tona.
Specialisti i traumatologjisë Dr. Mihajllo Ivanovski nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” mori pjesë në këtë seminar si ligjërues. Në këtë seminar dyditor i cili u mbajt në Shkup morën pjesë mbi 100 persona fizike, ndërsa Dr. Ivanovski në këto trajnime merr pjesë në mënyrë aktive më shumë se 10 vjet.