Acibadem Sistina

KATËR LLOJET E TESTEVE TË ALERGJISË ME 30 ALERGJENË PËR FËMIJËT DHE PËR TË RRITURIT JANË NË DISPOZICION NË “ACIBADEM SISTINA”

27.12.2023

Shpeshherë ne i injorojmë ndryshimet në trup si rezultat i një reaksioni alergjik ose ia atribuojmë gjendjet tjera. Simptomat e alergjisë mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj, cilësinë e jetës, veçanërisht nëse nuk diagnostikohen dhe trajtohen. Në Laboratorët Diagnostikues të Spitalit klinik “Acibadem Sistina” në dispozicion janë disa lloje të testeve për zbulimin e alergjive të shkaktuara nga alergjenë të ndryshëm.

Këto 4 lloje të testeve të alergjisë për fëmijët dhe për të rriturit janë në dispozicion në laboratorin tonë:
  • Paneli nutritiv
  • Paneli inhalator
  • Paneli i kombinuar
  • Paneli pediatrik.
* 20% zbritje për dy panele për një pacient nëse analizat kryhen njëherësh.
Për të bërë një test për zbulimin e alergjive, duhet të shkoni në laboratorin „Acibadem Sistina“.

Këto analiza bëhen me marrjen e mostrës së gjakut dhe rezultatet janë gati për 2-3 ditë. 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.