Dr. Pavle Dimçev, specialist në gjinekologji dhe obstetrikë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, ka mbajtur ligjëratë në punëtorinë që u organizua nga Shoqata e gjinekologëve dhe obstetërve të Maqedonisë. Punëtoria treditorë mbahet për herë të pare dhe është e planifikuar të bëhet traditë. Tema e ngjarjes së këtij viti ishte skriningu në semestrin e pare, d.m.th skriningu që kryhet në tre muajt e parë të shtatzënësisë. Dr. Dimçev se bashku me disa mjekë të tjerë të sektorit privat dhe shtetëror mbajti ligjërata para 90 mjekëve dh obstetërve. Në kushte të sfidave të rritura në mjekësinë dhe risitë që i sjell zhvillimi I teknologjisë dhe hulumtimet, këto mbledhje janë shumë të rëndësishme për rritjen e efikasitetit të diagnostikimit dhe trajtimit e pacientëve.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.