Pay It Forward lëvizja globale humanitare zbatohet për të tretën herë gjatë këtyre ditëve. Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, me aktivitetin e tij jep kontributin ndaj kësaj lëvizjeje të vullnetit të mirë në botën duke ndarë 100 ekzaminime mjekësore falas, me zgjedhje të rastësishme për pacientët e tij që sot e vizitojnë spitalin. Ndaj aktiviteteve u kyçen të gjithë të punësuarit në Acibadem Sisitna, me aksion të brendshëm për kryerjen e një vepre të mirë ose më shumë vepra të mira për njëri- tjetrin.
Qëllimi i lëvizjes Pay It Forward është përhapja e energjisë pozitive, duke i nxitur njerëzit në krijimin e mirësisë në kornizat botërore.
Pay It Forward (Vazhdo më tutje) është një nga aksionet në të mëdha globale humanitare që është i zgjeruar pothuajse në qindra vende në botë, duke promovuar dhe duke zhvilluar ndjenjën e bashkësisë dhe unitetit mes njerëzve. Në Maqedoni, Pay it Foward zbatohet për herën e tretë, dhe është në iniciativë dhe në organizim të organizimit humanitar të femrave Inner Wheel Club Skopje, Europe.