Spitali Klinik “Acibadem Sistina” si kompani e përgjegjshme shoqërore e cila vazhdimisht po jep kontribut në përmirësimin e zhvillimit shoqëror mbështeti idenë për promocion dhe mbështetje të SOS Fshatit të fëmijëve duke vendosur një kuti dhurimi.
Edhe pacientët tanë më të vegjël kanë mbështetur këtë ide dhe u morën pjesë në dhurimin, ndërsa projekti “Dhuro për një ardhmëri të lumtur” mori përkrahje të madhe edhe nga personeli mjekësor.
Kutia për dhurim është vendosur në Departamentin e Pediatrisë, dhe ka për qëllim ta mbështesë misionin humanitar të SOS Fshatit të fëmijëve “Asnjë fëmijë nuk duhet të rritet i vetëm”. Me dhurimin e mjeteve në të holla do të sigurohet mbështetje për plotësimin e nevojave të fëmijëve dhe të rinjve të strehuar dhe të mbështetur nga SOS Fshati i fëmijëve.