Hendbollisti Filip Mirkullovski vizitoi Qendrën për jetë të shëndetshme dhe terapi fizikale e cila disponon me pajisjen më moderne. Ai u njoh me kapacitetet dhe mundësitë që ofrohen në këtë qendër dhe pati mundësi ta njohë ekipin e departamentit.
“Vend i shkëlqyeshëm për rehabilitim dhe relaksim, kam vizituar shumë qendra të këtilla deri më tani, por këtë që kam parë është padyshim qendra më e mire. Palestra posedon pajisje profesionale, me ekip të mjekëve, trajnerëve dhe fizioterapistëve me përvojë- thjesht në një vend merret kujdes i plotë i integruar për një jetë të shëndetshme “- tha Mirkulovski.
Hendbollisti njohur, i cili për momentin është aktiv si trajner në klubin “Vetzlar” në Gjermani, shpjegon se me shumë kënaqësi e ndan përvojën e tij me të rinjtë. Fëmijët duhet të mësohen që të kujdesen për një jetë të shëndetshme dhe të merren me aktivitet fizik akoma në moshën e hershme.
Si një institucion shëndetësor i cili është lider në parandalimin dhe trajtimin e lëndimeve sportive, Spitali klinik “Acibadem Sistina” orfon mbështetje mjekësore maksimale për klubet dhe kombëtarët sportive maqedonase.