Spitali Klinik “Acibadem Sistina” organizoi një edukim dhe trajnim praktik me temë: defibrilator dhe defibrilim. Trajnimin që u organizua për studentët e Fakultetit të shkencave mjekësore pranë Universitetit “Goce Dellçev” e ka udhëhequr infermierja kryesore në Departamentin e Kardiologjisë, Lençe Spasovska.
Gjatë këtij ushtrimi praktik studentët kanë pasur mundësi që të njihen me llojet e ndryshime të defibrilatorëve, zbatimin e tyre dhe mekanizmin e kryerjes së defibrilimit dhe faktorët që ndikojnë në suksesin e tij. Trajnimi përfundoi me sukses, ndërsa studentët patën mundësi për realizimin e pjesës praktike.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.