NGA KARROCA ME RROTA DERI TE LËVIZJA E PAVARUR – NJË MUNDËSI E RE PËR NJË JETË ME CILËSI MË TË MIRË PËR HILDA TRAJKOVА

Eksperienca e pacientëve

NGA KARROCA ME RROTA DERI TE LËVIZJA E PAVARUR – NJË MUNDËSI E RE PËR NJË JETË ME CILËSI MË TË MIRË PËR HILDA TRAJKOVА

27.11.2026

Pas dy muajsh të kaluar në karrocë me rrota, përditshmëria e Hilda Trajkova ishte bërë një sfidë e vërtetë. Implanti i gjurit, i vendosur shumë vite më parë, me kalimin e kohës ishte liruar, duke i shkaktuar probleme serioze me lëvizjen. Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” ajo kishte mbërritur në karrocë me rrota, me shpresën se do të mund të qëndronte sërish në këmbët e saj.

Pas kontrollit dhe ekzaminimeve të kryera, zgjidhjen e gjeti te Prof. Dr. Viktor Kamnar, i cili vlerësoi se nevojitej një ndërhyrje e dytë kirurgjikale në gju. Bëhej fjalë për një komplikim serioz të protezës së vendosur më parë, i cili kërkonte një qasje të veçantë kirurgjikale dhe përdorimin e një implanti special.

„Nuk e di si do të kisha përfunduar nëse nuk do të ishte Dr. Kamnar. Falë tij, sot lëviz pa asnjë problem dhe mund t'i kryej në mënyrë të pavarur të gjitha aktivitetet e përditshme. Po e jetoj përsëri jetën normalisht dhe kjo për mua do të thotë shumë”, rrëfen Hilda.

Ndërhyrje komplekse për rikthimin e funksionit të gjurit

Për kompleksitetin e ndërhyrjes dhe rezultatin e arritur flet edhe Prof. Dr. Viktor Kamnar, i cili shpjegon se bëhet fjalë për një nga operacionet më të ndërlikuara të revizionit të gjurit.

„Ky është një nga operacionet më të rralla, para së gjithash për shkak të kompleksitetit të implantit, por edhe të vetë ndërhyrjes kirurgjikale. Bëhet fjalë për revizionin e një proteze të vendosur më parë në gju, gjatë së cilës ishte e nevojshme heqja e protezës së vjetër dhe vendosja e një proteze speciale, e ashtuquajtur protezë me mekanizëm bllokues. Ky është një nga komplikimet më të vështira që mund të shfaqen pas artroplastikës primare të gjurit dhe kërkon përvojë të madhe dhe saktësi gjatë realizimit të operacionit”, shpjegon Prof. Dr. Kamnar.

Operacioni përfundoi me sukses, ndërsa rikuperimi solli një rezultat që për Hildën do të thotë shumë më tepër se një sukses mjekësor. Vetëm tre muaj pas ndërhyrjes, ajo tashmë lëviz në mënyrë të pavarur, pa mjete ndihmëse, me plagën kirurgjikale të shëruar mirë dhe me cilësi dukshëm të përmirësuar të jetës.

„Kur erdhi për herë të parë tek ne, pacientja ishte në karrocë me rrota. Ajo ishte shumë e motivuar që ta zgjidhte sa më shpejt problemin, sepse dëshironte të rifitonte aftësinë për të funksionuar normalisht. Sot, pas tre muajsh, ajo lëviz pa mjete ndihmëse dhe rezultati është i shkëlqyer. Jam i kënaqur me ecurinë e trajtimit dhe rezultatin e arritur”, shton Prof. Dr. Kamnar.

Për Hildën, ky operacion nuk nënkuptonte vetëm zgjidhjen e problemit me gjurin, por edhe rikthimin e lirisë, sigurisë dhe mundësisë për të kryer sërish aktivitetet që më parë i bënte pa u menduar.

Përvoja e saj është një tjetër dëshmi se edhe gjendjet më komplekse ortopedike mund të trajtohen me sukses përmes vlerësimit të duhur, teknikave bashkëkohore kirurgjikale dhe përvojës së ekipit mjekësor. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.