Dr. Biljana Qurçiq-Trajkovska, mikrobiologe dhe Prof. Dr. Kornelija Trajkova, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, u ftuan të prezantojnë punën e tyre 16-vjeçare kërkimore dhe aplikimin e saj klinik në Simpoziumin e 4-t Ndërkombëtar për Mikrobiomën e Zorrëve, të mbajtur më 11 nëntor 2026 në Universitetin e Kopenhagës, në Danimarkë.
Përmes prezantimit me titull „Nga hulumtimi i mikrobiomit drejt mjekësisë së bazuar në njohuritë mbi mikrobiomin“, u pasqyrua rrugëtimi i kërkimit shkencor të mikrobiomit urogjenital, i cili ka mundësuar zhvillimin e algoritmeve klinike të qarta për vlerësimin, trajtimin dhe monitorimin individual të pacientëve.Një nga rezultatet më të rëndësishme të kësaj pune është shndërrimi i njohurive shkencore dhe mikrobiologjike në një model praktik të mjekësisë së personalizuar, i cili është zhvilluar dhe zbatohet në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.
Në simpozium u prezantuan njohuritë më bashkëkohore shkencore mbi përbërjen dhe rolin e mikrobiomit human, ndikimin e tij në shëndet dhe lidhjen me sëmundje të ndryshme, të mbështetura nga rezultatet e hulumtimeve aktuale të qendrave kryesore ndërkombëtare për mikrobiomin. Gjithashtu, u prezantua edhe Shoqata Maqedonase Multidisiplinare për Mikrobiomin Human, me vizion për zhvillimin e mëtejshëm të mjekësisë së mikrobiomit dhe zgjerimin e qasjes klinike ndaj mikrobiomit intestinal dhe sëmundjeve kronike
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.