PEDIATRËT E “ACIBADEM SISTINA” ME PREZANTIME PROFESIONALE NË PUNËTORINË PËR ALERGJITË TEK FËMIJËT

PEDIATRËT E “ACIBADEM SISTINA” ME PREZANTIME PROFESIONALE NË PUNËTORINË PËR ALERGJITË TEK FËMIJËT

17.11.2026

Më 6 dhe 7 nëntor 2026, në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup, u mbajt një punëtori profesionale dyditore me temë: “Alergjia ushqimore dhe anafilaksia në praktikën pediatrike”, e organizuar nga Shoqata Maqedonase e Pulmologjisë Pediatrike, në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike (EAACI).
 
Ngjarja mblodhi ekspertë të shquar vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e alergologjisë dhe imunologjisë pediatrike, duke mundësuar shkëmbimin e njohurive shkencore, ndarjen e përvojave profesionale dhe diskutimin e qasjeve bashkëkohore në diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e alergjive ushqimore dhe anafilaksisë tek fëmijët.
 
Në punëtori morën pjesë edhe pediatret e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” – Dr. Katarina Oboçki, specialiste pediatre-pneumologe, e cila prezantoi temën: “Nga alergjia ushqimore jo e ndërmjetësuar nga IgE deri te astma – a ekziston një lidhje?”, duke trajtuar lidhjen e mundshme ndërmjet alergjisë ushqimore jo të ndërmjetësuar nga IgE dhe astmës, si dhe Dr. Natasha Çuçkova-Nikçevska, pediatre, e cila mbajti ligjëratë me temë “FPIAP – Diagnoza dhe trajtimi”, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e proktokolitit alergjik të shkaktuar nga proteinat ushqimore tek foshnjat.
 
Ngjarja, e cila organizohet për herë të parë në Maqedoni, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të edukimit profesional dhe shkëmbimit të përvojave ndërkombëtare në fushën e alergologjisë dhe imunologjisë pediatrike, me fokus të veçantë në qasjet bashkëkohore për njohjen, diagnostikimin dhe trajtimin e alergjive ushqimore dhe anafilaksisë tek fëmijët.

Pjesëmarrja e pediatreve tona në aktivitete të tilla profesionale përfaqëson një mundësi për avancimin e vazhdueshëm të njohurive, shkëmbimin e përvojave me ekspertë ndërkombëtarë dhe ndjekjen e arritjeve më të reja në fushën e shëndetit të fëmijëve. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.