EKIPI PROFESIONAL I FARMACISTËVE TË “ACIBADEM SISTINA” ME PJESËMARRJE AKTIVE NË DY NGJARJE TË RËNDËSISHME

EKIPI PROFESIONAL I FARMACISTËVE TË “ACIBADEM SISTINA” ME PJESËMARRJE AKTIVE NË DY NGJARJE TË RËNDËSISHME

06.11.2026

Farmacistët e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” vazhdojnë të avancojnë ekspertizën e tyre profesionale përmes pjesëmarrjes aktive në kongrese profesionale dhe punëtori edukative, duke kontribuar në zhvillimin e farmacisë bashkëkohore spitalore dhe klinike.

Nga 1 deri më 4 tetor 2026, në Ohër u mbajt Kongresi i 8-të i Farmacistëve në Maqedoninë me pjesëmarrje ndërkombëtare, ku farmaciste Olivera Spasovska, Mr. Sci, specialiste në farmaci klinike, prezantoi punimin e saj me temën “Ndikimi i ndërhyrjeve të farmacistit klinik në optimizimin dhe sigurinë e terapisë te pacientët në gjendje kritike”. Në prezantim u theksua roli i rëndësishëm i farmacistit klinik në optimizimin e terapisë dhe përmirësimin e sigurisë së pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv.

Në Punëtorinë e 14-të të Farmacistëve Spitalorë të Republikës së Maqedonisë , e cila u mbajt nga 30 tetori deri më 1 nëntor 2026 në Krushevë, farmaciste Zvezdana Dimovska Sardzovska, Mr. Sci, prezantoi temën “Organizimi i punës së farmacisë spitalore dhe terapia sipas pacientit”. Theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së organizimit efikas të farmacisë spitalore dhe qasjes së individualizuar ndaj terapisë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të JCI-së për cilësi dhe siguri. Në këtë kontekst, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” përfaqëson një shembull të organizimit bashkëkohor dhe të avancuar të veprimtarisë farmaceutike spitalore në vendin tonë.

Farmaciste Lençe Angelovska, Mr, Sci, prezantoi temën “Nga vlerësimi i njohurive deri te kujdesi i vazhdueshëm farmaceutik”, duke vënë në pah rëndësinë e edukimit dhe mbështetjes së vazhdueshme farmaceutike për pacientët me valvula mekanike të zemrës, të cilët marrin terapi antikoagulante orale gjatë gjithë jetës, me qëllim arritjen e kontrollit më të mirë terapeutik dhe sigurimin e një jete më të sigurt dhe me cilësi më të mirë.

Përmes këtyre aktiviteteve profesionale, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” konfirmon përkushtimin e tij ndaj zhvillimit të vazhdueshëm profesional, avancimit të praktikës farmaceutike dhe ofrimit të kujdesit shëndetësor cilësor dhe të sigurt për pacientët. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.