Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u kryen me sukses edhe tri ndërhyrje të tjera kirurgjikale me asistencë robotike në fushën e urologjisë dhe gjinekologjisë, me përdorimin e sistemit bashkëkohor robotik MedBot Toumai®. Me këto ndërhyrje, spitali vazhdon të zhvillojë dhe avancojë kirurgjinë e asistuar nga roboti, duke u mundësuar pacientëve qasje në teknikat më moderne kirurgjikale minimalisht invazive.
Ndërhyrja e parë ishte prostatektomi radikale e asistuar nga roboti, e kryer te një pacient 61-vjeçar, gjatë së cilës u hoq prostata. Ndërhyrja u realizua nga ekipi në krye me Prof. Dr. Sotir Stavridis, specialist i urologjisë, me mbështetjen e plotë të Dr. Vlladimir Llozanovski, specialist i urologjisë, anesteziologes Dr. Azra Kuç, si dhe të ekipit të infermierëve, teknikëve mjekësorë dhe personelit ndihmës spitalor.
(2).png)
Ndërhyrja e dytë e asistuar nga roboti u krye te një paciente 42-vjeçare. Bëhet fjalë për histerektomi laparoskopike të asistuar nga roboti me salpingektomi bilaterale, përkatësisht heqjen e mitrës dhe të dy tubave fallopiane. Ndërhyrja u realizua nga Dr. Josif Gjoreski, specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës, me mbështetjen e Dr. Vlladimir Llozanovski, specialist i urologjisë, Dr. Milica Kallamaras, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, dhe Prim. Dr. Snezhana Popovska, specialiste e anesteziologjisë me reanimatologji, si dhe të ekipit të infermierëve, teknikëve mjekësorë dhe personelit ndihmës spitalor.
Ndërhyrja e tretë ishte prostatektomi radikale e asistuar nga roboti, e kryer te një pacient 68-vjeçar, gjatë së cilës u hoq prostata. Operacioni u realizua me sukses nga ekipi urologjik i udhëhequr nga Dr. Aleksandar Mickovski, specialist i urologjisë, me mbështetjen e specialistëve të urologjisë, Prof. Dr. Sotir Stavridis dhe Dr. Vlladimir Llozanovski, anesteziologes Prim. Dr. Snezhana Popovska, specialiste e anesteziologjisë me reanimatologji, si dhe të ekipit të infermierëve, teknikëve mjekësorë dhe personelit ndihmës spitalor.
Me sistemin bashkëkohor robotik MedBot Toumai®, “Acibadem Sistina” është qendra e vetme e kirurgjisë robotike të këtij lloji në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Kjo teknologji mundëson saktësi më të madhe kirurgjikale, prerje më të vogla operative, rikuperim më të shpejtë dhe qëndrim më të shkurtër në spital. Spitali vazhdon me zhvillimin e kirurgjisë robotike dhe zgjerimin e zbatimit të saj në fusha të tjera të kirurgjisë.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.