PROMOVOHET BROSHURA EDUKATIVE „UNË JAM FLUTUR“ – MBËSHTETJE PËR GRATË QË PËRBALLEN ME KANCERIN E GJIRIT

PROMOVOHET BROSHURA EDUKATIVE „UNË JAM FLUTUR“ – MBËSHTETJE PËR GRATË QË PËRBALLEN ME KANCERIN E GJIRIT

29.10.2026

Shoqatat për mbështetjen e pacientëve me kancer dhe kujdestarëve të tyre, HEMA-ONKO dhe Femina M, promovuan broshurën e re edukative "Unë jam flutur“. Bëhet fjalë për një udhëzues të krijuar me qëllim që t’u ofrojë informacione, orientime dhe mbështetje grave që përballen me kancerin e gjirit, duke i shoqëruar nëpër fazat e ndryshme, nga diagnostikimi deri te rikuperimi.
 
Në aktivitetin promovues, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen, përkushtimin dhe qasjen profesionale në kujdesin ndaj pacienteve, u ndanë mirënjohje për: Dr. shk. Maja Stojçevska-Çapova, specialiste në radiodiagnostikë, Dr. Izabela Bozhinovska, specialiste në radiodiagnostikë, si dhe për specialistet e onkologjisë dhe radioterapisë, Prof. Dr. Deva Petrova dhe Dr. Daniela Poposka nga Spitali Klinik "Acibadem Sistina“.

Spitali Klinik "Acibadem Sistina“ mbështet realizimin e projekteve të tilla, të cilat kontribuojnë në edukimin, ndërgjegjësimin dhe ofrimin e mbështetjes shtesë për gratë që përballen me këtë sëmundje. Nisma të tilla luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e pacienteve, inkurajimin e tyre dhe krijimin e një mjedisi ku çdo grua do të ndihet e kuptuar, e mbështetur dhe e sigurt gjatë gjithë procesit të trajtimit. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.