Ligjërata falas me temë “Kujdesi për të porsalindurin dhe ushtrimet për zhvillim të duhur” tërhoqi vëmendje dhe interesim të madh nga prindërit e ardhshëm. Pjesëmarrja e lartë dhe salla e mbushur plot dëshmuan edhe një herë rëndësinë e informimit dhe përgatitjes së prindërve për kujdesin ndaj foshnjës gjatë ditëve të para të jetës së saj.
Gjatë ligjëratës, Dr. Shk. Natasha Najdanovska-Allulloska specialiste e pediatrisë, u dha prindërve të ardhshëm këshilla dhe rekomandime të vlefshme për përkujdesjen e duhur ndaj të porsalindurit. Ajo trajtoi çështje të rëndësishme që lidhen me kujdesin e përditshëm për foshnjën, duke u përqendruar te kujdesi për lëkurën, sigurimi i temperaturës së përshtatshme në dhomë, mirëmbajtja e higjienës, larja e foshnjës, si dhe aspekte të tjera thelbësore për mirëqenien e saj.
Në pjesën praktike të ligjëratës, Diana Marinovska, Mr. Sci, fizioterapiste pediatrike, demonstroi ushtrime dhe aktivitete që prindërit mund t’i zbatojnë gjatë kohës kur foshnja është zgjuar, me qëllim nxitjen e zhvillimit të saj të duhur motorik. Të pranishmit patën mundësinë të merrnin udhëzime të dobishme për pozicionimin e duhur, lëvizjen dhe stimulimin e foshnjës që nga mosha më e hershme.
Ligjërata u zhvillua në një atmosferë interaktive, ndërsa prindërit e ardhshëm patën mundësinë të parashtronin pyetje dhe të merrnin këshilla profesionale nga ligjërueset.
Ligjërata e ardhshme është planifikuar të mbahet më 4 nëntor, me temë “Mënyra e ushqyerjes dhe ushqyerja me gji”, të cilën do ta mbajë Dr. Radica Muratovska-Delimitova.
Nëpërmjet organizimit të këtyre ligjëratave edukative, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” vazhdon angazhimin e tij për të mbështetur prindërit e ardhshëm, duke u ofruar informacione të dobishme, këshilla praktike dhe udhëzime profesionale, që t’i përjetojnë ditët e para me foshnjën e tyre me më shumë siguri dhe besim në aftësitë e tyre prindërore.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.