Çdo lëvizje është një zbulim i ri, ndërsa çdo përparim i vogël është një hap i madh në zhvillimin e bebes. Me qëllim që t’i ndihmojë prindërit të mbështesin në mënyrën e duhur zhvillimin motorik të të vegjëlve të tyre, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” nis nga 3 nëntori një grup të ri të gjimnastikës për bebe të moshës 2 deri në 12 muaj.
Përmes lojës, lëvizjes dhe ushtrimeve të planifikuara me kujdes, bebet kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë motorike, koordinimin dhe stabilitetin e trupit, në përputhje me moshën dhe mundësitë individuale të zhvillimit. Aktivitetet synojnë të mbështesin zhvillimin natyror psikomotor, duke krijuar një përvojë pozitive si për bebet, ashtu edhe për prindërit e tyre. Një theks i veçantë i kushtohet pjesëmarrjes aktive të prindërve, të cilët, përmes ushtrimeve praktike, do të mësojnë si t’i njohin nevojat zhvillimore të bebes së tyre dhe si ta mbështesin përparimin e saj edhe në kushte shtëpie, përmes ushtrimeve të thjeshta dhe të kryera në mënyrë të saktë.
Gjimnastika për bebe nuk është vetëm aktivitet fizik, por edhe një mundësi për të eksploruar së bashku, për të luajtur dhe për të krijuar një lidhje edhe më të ngushtë mes prindit dhe fëmijës. Çdo aktivitet përshtatet sipas mundësive të bebes, duke respektuar ritmin e saj individual të zhvillimit.
Orët do të mbahen çdo të martë, duke filluar nga ora 11:00, ndërsa anëtarësimi mujor kushton 3.000 denarë. Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar do të përfitojnë një dhuratë nga miqtë tanë të Acibadem Sistina Baby.
Sepse hapat e mëdhenj fillojnë me lëvizje të vogla!
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.