Në "Acibadem Sistina”, çdo të mërkurë organizohen ligjërata edukative falas për prindërit e ardhshëm, gjatë të cilave specialistët tanë ndajnë këshilla profesionale dhe informacione të dobishme për shtatzëninë, lindjen dhe kujdesin e duhur për të porsalindurin. Qëllimi është që prindërit e ardhshëm të jenë më të mirëinformuar, më të përgatitur dhe më të sigurt në çdo hap të këtij rrugëtimi të veçantë jetësor.
Ligjërata e djeshme me temë "Lindja natyrale apo lindja me prerje cezariane”, e mbajtur nga Dr. Aleksandar Bojaxhiev, Mr. Sci, gjinekolog-obstetër, ngjalli interes të madh te prindërit e ardhshëm të pranishëm. Dr. Bojaxhiev shpjegoi të dyja mënyrat e lindjes, duke theksuar përparësitë dhe rreziqet e secilës, ndërsa pyetjet e shumta dhe diskutimet e zhvilluara e bënë takimin interaktiv dhe edukativ.
Vazhdojmë edhe të mërkurën e ardhshme me një ligjëratë të re falas, kushtuar kujdesit të duhur për të porsalindurin dhe ushtrimeve për rritjen dhe zhvillimin e duhur të tij, me këshilla nga një pediatër-neonatolog dhe një fizioterapist pediatrik.
Ftojmë të gjithë prindërit e ardhshëm të na bashkohen dhe t’i shfrytëzojnë këto takime për t’u përgatitur për një nga përvojat më të bukura të jetës – prindërimin.