Pas pushimit veror, në “Acibadem Sistina” ka filluar cikli i ri i orëve të gjimnastikës për bebet, të mbushura me lojë, shoqërim, lëvizje dhe përvetësim të aftësive të reja.
Pjesëmarrësit tanë më të vegjël, së bashku me prindërit e tyre, përmes ushtrimeve të përzgjedhura me kujdes, stimulojnë zhvillimin motorik, përmirësojnë koordinimin dhe fitojnë përvoja të reja. Aktivitetet në grup mundësojnë të mësuarit përmes lojës, ndërveprimin dhe socializimin që në moshë të hershme.
Edhe pse orët zhvillohen në grup, çdo bebe merr vëmendje individuale, me ushtrime të përshtatura sipas moshës dhe nevojave të saj zhvillimore.
Grupi i ri është plot me gjimnastë të vegjël, të gatshëm për sfida të reja, ndërsa për t’ua shtuar gëzimin që në orën e parë, të gjithë pjesëmarrësit morën dhurata nga miqtë tanë të baby-ve.
Orët udhëhiqen nga Mr. Diana Marinovska, magjistre e fizioterapisë në pediatri.
Regjistrimet për grupin e ardhshëm, i cili fillon në nëntor, janë të hapura!