Në Departamentin e Radiologjisë, i cili disponon me teknologji të avancuar për diagnostikim të saktë dhe në kohë, çdo fundjavë dhe gjatë festave ofrohet 50% ulje për ekzaminimin me rezonancë magnetike MRI 3 Tesla.
MRI 3 Tesla është një aparat modern për rezonancë magnetike që mundëson ekzaminim të shpejtë, të saktë dhe komod, pa përdorimin e rrezatimit jonizues. Falë fushës së fuqishme magnetike, ai siguron imazhe me cilësi të lartë të organeve dhe strukturave të brendshme, duke mundësuar zbulimin e ndryshimeve shumë të vogla, ndërsa koha e ekzaminimit është më e shkurtër krahasuar me MRI 1.5 Tesla. Për më tepër, teknologjia Silent Scan redukton zhurmën, hapja më e gjerë mundëson komfort më të madh, ndërsa me Total Body MRI 3T mund të kryhet skriningu i të gjithë trupit për më pak se një orë.
Të gjitha zbritjet mund të shfrytëzohen me rezervim paraprak të terminit në numrin e telefonit 02 30 99 500 ose në callcenter@acibademsistina.mk
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.