TAKIMI I PARË ME PRINDËRIT E ARDHSHËM NË CIKLIN E RI TË LIGJËRATAVE

TAKIMI I PARË ME PRINDËRIT E ARDHSHËM NË CIKLIN E RI TË LIGJËRATAVE

17.09.2026

Me ligjëratat e mbajtura nga Dr. Josif Gjoreski, specialist në gjinekologji dhe obstetrikë, dhe Dr. Shk. në biologji Marinela Vasilevska, gjenetiste, dje filloi cikli i ri i ligjëratave i dedikuar prindërve të ardhshëm në “Acibadem Sistina“.

Ligjërata e parë iu kushtua temës “Testet gjenetike prenatale dhe skriningu ultrasonografik gjatë shtatzënisë“, me fokus në rëndësinë e kontrolleve dhe testimeve në kohë dhe të përshtatshme gjatë shtatzënisë.

Në ligjëratë morën pjesë nëna të ardhshme, të cilat patën mundësinë të mësojnë më shumë për aspektet e rëndësishme të ndjekjes së shtatzënisë dhe të marrin përgjigje për pyetjet e shumta që lidhen me këtë periudhë. Pas ligjëratës u zhvillua një diskutim i hapur dhe interesant, në të cilin gratë shtatzëna morën pjesë aktivisht dhe biseduan me ligjëruesit për tema të ndryshme që lidhen me diagnostikimin prenatal dhe kujdesin gjatë shtatzënisë.

Me informacione të reja, këshilla të dobishme dhe përshtypje pozitive, të pranishmet e përfunduan takimin e parë të këtij cikli, ndërsa si një shenjë e vogël vëmendjeje morën edhe një dhuratë nga Acibadem Sistina BABY.

Ligjëratat vazhdojnë të mërkurën e ardhshme, më 23 shtator, me temën “Këshilla për ushqyerje të shëndetshme dhe ushtrime gjatë shtatzënisë“, të cilën do ta udhëheqin një nutricionist dhe një fiziatër.

Cikli i ligjëratave ka për qëllim t’u ofrojë prindërve të ardhshëm informacione të dobishme dhe praktike për ta kaluar periudhën e shtatzënisë në mënyrë më të lehtë dhe më të sigurt, si dhe mundësinë për komunikim të drejtpërdrejtë me profesionistë shëndetësorë nga fusha të ndryshme.

 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.