Acibadem Sistina

EKSPERTËT E “ACIBADEM SISTINA” DISKUTUAN SFIDAT BASHKËKOHORE TË SHËNDETIT TË GRUAS

20.05.2026

 Në organizim të Asociacionit Maqedonas të Gjinekologëve dhe Obstetërve, nën moton “Shëndeti yt, forca jote”, për të pestin vit me radhë u shënua Java e Shëndetit të Gruas, e cila u mbajt nga 11 deri më 17 maj.

Edhe këtë vit, ngjarja u realizua përmes sesioneve debatuese kushtuar njohurive më të reja profesionale, të shoqëruara me diskutime të hapura me pjesëmarrësit.

Simpoziumi mblodhi një numër të madh specialistësh eminentë nga fusha e gjinekologjisë dhe obstetrikës, me qëllim avancimin e kujdesit për shëndetin e gruas dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të reja mjekësore.

Pjesëmarrje aktive morën edhe gjinekologët nga spitali klinik “Acibadem Sistina”, të cilët mbajtën ligjërata profesionale për disa tema aktuale.

Dr. Aleksandar Bojaxhiev, Mr. Sci specialist në gjinekologji dhe obstetrikë, mbajti një ligjëratë me temën “PMOS/PCOS pa maskë: sëmundje riprodhuese apo metabolike?”, duke hapur diskutim për qasjen bashkëkohore në diagnostikimin dhe trajtimin e sindromës së vezoreve policistike, me theks të veçantë në implikimet e saj riprodhuese dhe metabolike.

Në kuadër të sesionit “Problemet kronike urinare në perimenopauzë”, të moderuar nga Dr. Boban Sarxhovski, specialist në gjinekologji dhe obstetrikë, u diskutua për simptomat e shpeshta urinare te gratë në periudhën e perimenopauzës, etiologjinë e tyre dhe mundësitë bashkëkohore të trajtimit.

Gjithashtu, në kuadër të temës “Perimenopauza: më shumë se hormone”, të moderuar nga Prof. Dr. Gligor Dimitrov, specialist në gjinekologji dhe obstetrikë, me theks të veçantë te qasja gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit të gruas në këtë periudhë të ndjeshme të jetës. Përveç aspektit hormonal, u trajtuan edhe sfidat psikologjike, metabolike dhe kardiovaskulare me të cilat përballen gratë.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” ishte një nga mbështetësit kryesorë të simpoziumit, duke konfirmuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm për avancimin e njohurive profesionale, mbështetjen e edukimit mjekësor dhe ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e parandalimit dhe kontrolleve të rregullta gjinekologjike.

Ky aktivitet tradicional paraqet një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, diskutimeve profesionale dhe hapjen e temave aktuale nga fusha e gjinekologjisë dhe obstetrikës, me një qëllim të përbashkët, përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor për gratë.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.