Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, së bashku me ekipin e tij kirurgjikal, po përgatitet në mënyrë intensive për të filluar epokën e re në kirurgji. Një pjesë e ekipit të urologjisë, mes të cilëve Prof. Dr. Sotir Stavridis dhe Dr. Vlladimir Llozanovski, e përfunduan me sukses trajnimin për kirurgji robotike të asistuar në Qendrën TOUMAI®️ për trajnim në kirurgji robotike, e zhvilluar në bashkëpunim me MicroPort në kuadër të Universitetit Acibadem në Stamboll, Turqi. Gjatë qëndrimit, trajnim në pjesën për infermierët përfundoi edhe Kristina Ristovska, infermiere nga Departamenti i Urologjisë në “Acibadem Sistina”.
Kirurgjia e robotike e asistuar paraqet një avancim revolucionar në urologjinë moderne, veçanërisht kur bëhet fjalë për intervenime komplekse dhe onkologjike në legenin e vogël dhe hapësirën retroperitoneale. Falë vizualizimit tredimensional HD, saktësisë së rritur dhe fleksibilitetit të instrumenteve që tejkalojnë mundësitë e dorës së njeriut, teknologjia robotike mundëson diseksion jashtëzakonisht preciz dhe ruajtje të strukturave vitale.
Me ndihmën e robotit kirurgjikal në “Acibadem Sistina” do të realizohen intervenime si prostatektomia radikale, nefrektomia radikale dhe parciale, ureteropieloplastika, pielolitotomia, cistektomia radikale dhe ureterocistoneostomia. Këto procedura përfshijnë trajtimin e sëmundjeve malinje të prostatës, veshkave dhe fshikëzës urinare, si dhe operacione rekonstruktive të traktit urinar të sipërm dhe të poshtëm.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.