Acibadem Sistina

TË PËRGATITUR PËR PRINDËRIM: CIKËL I RI I LIGJËRATËS FALAS PËR GRATË SHTATZËNA DHE PARTNERËT

28.04.2026

Spitali klinik “Acibadem Sistina” vazhdon traditën e organizimit të ligjëratave falas për prindërit e ardhshëm – një cikël edukativ i dedikuar për të gjitha gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre, të cilët dëshirojnë të përgatiten për prindërimin me siguri, njohuri dhe mbështetje nga ekspertë të lartë mjekësorë.

Ligjëratat mbahen çdo të mërkurë në ora 18:00, në ambientet e spitalit, dhe përfshijnë një gamë të gjerë temash që lidhen me shtatzëninë, lindjen dhe kujdesin për të porsalindurin.

Programi për periudhën maj – korrik 2026 përfshin 12 ligjërata të ndryshme, të cilat fillojnë më 6 maj dhe udhëhiqen nga specialistë të fushave të ndryshme – gjinekologë-obstetër, pediatër, gjenetistë, nutricionistë, fiziatër, dermatologë dhe të tjerë.

Temat janë përzgjedhur me kujdes për të përfshirë të gjitha aspektet e shtatzënisë dhe prindërimit – nga ankthi dhe testimet gjenetike, te ushqimi dhe aktiviteti fizik, deri te lindja, ushqyerja me gji dhe kujdesi për të porsalindurin.

Çdo ligjëratë ofron këshilla praktike, mundësi për të bërë pyetje dhe shkëmbim përvojash në një atmosferë të këndshme dhe mbështetëse.

Duke filluar nga marsi i vitit 2015 e deri më sot, ligjëratat për prindërit e ardhshëm janë ndër ngjarjet më të vizituara. Qëllimi është t’u ofrohet prindërve të ardhshëm edukim falas, mundësi për këshillim dhe rekomandime, si dhe ndarje përvojash mes grave shtatzëna.

Këto ligjërata paraqesin një mundësi të shkëlqyer që prindërit e ardhshëm të informohen, të ndihen më të sigurt dhe të ndërtojnë besim në procesin që i pret. Vlerë e veçantë është përfshirja e partnerëve, e cila kontribuon në mbështetje dhe mirëkuptim më të mirë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes së foshnjës.

Pjesëmarrja është falas, ndërsa të interesuarit mund të paraqiten në numrin e telefonit 02/3099 500. 

 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.