Acibadem Sistina

PROF. DR. IGOR KAFTANDZHIEV, PJESËMARRËS NË KONGRESIN E 7-TË TË ASOCIACIONIT KROAT TË TRAUMATOLOGJISË

24.04.2026

Prof. Dr. Igor Kaftandzhiev ishte pjesë e Kongresit të 7-të të Asociacionit Kroat të Traumatologjisë me pjesëmarrje ndërkombëtare, i cili u mbajt më 17 dhe 18 prill 2026 në Opatija. Ngjarja mblodhi më shumë se 260 pjesëmarrës – ekspertë të shquar nga fusha e traumatologjisë, ortopedisë dhe disiplinave të afërta mjekësore, të cilët patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja, të diskutojnë mbi arritjet më të fundit në diagnostikimin dhe trajtimin e lëndimeve traumatike, si dhe të njihen me teknika moderne kirurgjikale dhe qasje inovative në trajtim.
 
Në kongres, Prof. Dr. Kaftandzhiev mori pjesë si ligjërues i ftuar me dy prezantime profesionale me titujt: “Menaxhimi i frakturave të pjesës proksimale të femurit te popullata geriatrike” dhe “Menaxhimi i frakturave periprostetike të femurit pas aplikimit të protezës totale të kërdhokullës”.
 
Gjithashtu, Prof. Dr. Kaftandzhiev ishte moderator i sesionit për kirurgjinë ortogeriatrike, ku u trajtuan sfidat në trajtimin e pacientëve të moshuar, me theks të veçantë në përmirësimin e rezultateve dhe cilësisë së jetës.
 
Pjesëmarrja e tij në këtë kongres prestigjioz është edhe një konfirmim i mëtejshëm i profesionalizmit dhe afirmimit të tij ndërkombëtar. Përndryshe, Prof. Dr. Kaftandzhiev është edhe anëtar nderi i Asociacionit Kroat të Traumatologjisë, një vlerësim që pasqyron përkushtimin dhe kontributin e tij shumëvjeçar në zhvillimin e traumatologjisë.

 

 

 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.