EKIPI I “ACIBADEM SISTINA” ME ÇMIMIN E PARË PËR PREZANTIMIN MË TË MIRË POSTER

EKIPI I “ACIBADEM SISTINA” ME ÇMIMIN E PARË PËR PREZANTIMIN MË TË MIRË POSTER

02.04.2026

Fundjavën e kaluar në Shkup u mbajt Konferenca e Dytë Vjetore Shkencore e organizuar nga Klinika Universitare e Dermatologjisë, ku morën pjesë ligjërues të shumtë vendas dhe ndërkombëtarë nga Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Turqia.

Ekipi i “Acibadem Sistina” arriti një sukses të rëndësishëm duke fituar çmimin e parë për prezantimin më të mirë poster, të përgatitur nga Dr. Martin Angellov dhe Dr. Sara Muratoviq, specializantë në kirurgjinë e përgjithshme, nën mentorimin e Prof. Dr. Boro Xhonov dhe Dr. Mirjana Nacka, specialistë të kirurgjisë plastike dhe rikonstruktive.

Prezantimi i tyre i vlerësuar me çmim ishte me temë: “Teknika e zgjerimit të indeve si metodë moderne e zgjedhjes për trajtimin e plagëve dhe kontrakturave pas djegieve – prezantim rasti”, ku u theksua përdorimi bashkëkohor i kësaj metode në kirurgjinë rikonstruktive.

Konferenca bashkoi dermatologë dhe mjekë nga specialitete të ndryshme rreth tri fushave kryesore: dermato-onkologjia, dermatologjia pediatrike dhe adoleshente, si dhe trajtimi i plagëve nga djegiet.

Ligjëratat u ndoqën nga më shumë se 60 pjesëmarrës, të cilët patën mundësinë të edukohen dhe të shkëmbejnë përvoja me ekspertë të shquar nga vendi dhe jashtë tij. Ky sukses përfaqëson një tjetër dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipit mjekësor të “Acibadem Sistina”. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.