Acibadem Sistina

NXËNËSIT NGA SHMMQSH “DR. PANÇE KARAGJOZOV” DHE MYSAFIRËT E TYRE NGA SUEDIA NË NJË VIZITË EDUKATIVE NË “ACIBADEM SISTINA”

26.03.2026

Nxënësit nga SHMMQSH “Dr. Pançe Karagjozov”, së bashku me mysafirët e tyre nga “Curt Nicolin Gymnasiet” nga Finspang, realizuan një vizitë edukative në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, si pjesë e bashkëpunimit të tyre në kuadër të programit Erasmus+.

Grupi u udhëhoq nga Androniki Bibovska, infermiere dhe teknike për edukim dhe trajnime, si dhe Magdalena Mitevska, kryeinfermiere e Departamentit të Kujdesit Intensiv, të cilat u mundësuan nxënësve të njihen nga afër me funksionimin e një institucioni modern privat shëndetësor.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të shohin nga afër organizimin e punës, kapacitetet bashkëkohore dhe teknologjinë e avancuar mjekësore, si dhe qasjen profesionale të stafit mjekësor. Theks i veçantë iu kushtua zbatimit të protokolleve më të reja në trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve.

Infermieret dhe mamitë e ardhshme vizituan Qendrën Emergjente për të rritur, Departamentin e kirurgjisë, Departamentin e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Departamentin e dermatovenerologjisë, Departamentin e kujdesit intensiv të përgjithshëm, si dhe dhomën e simulimit, ku realizohet trajnim praktik për infermierët dhe teknikët.

Në fund të vizitës, nxënësve dhe profesorëve të tyre iu drejtua drejtori mjekësor i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, Dr. Emilija Mirçevska, e cila shprehu mirënjohje të sinqertë për interesin e treguar dhe bashkëpunimin e vendosur. Ajo theksoi se spitali mbetet i hapur edhe në të ardhmen për mbështetje dhe aktivitete të përbashkëta, me qëllim nxitjen dhe zhvillimin e stafi cilësore të ardhshme në shëndetësi.

Kjo vizitë paraqet një hap të rëndësishëm në përsosjen e tyre profesionale, duke u mundësuar të lidhin njohuritë teorike me punën praktike dhe të fitojnë përvoja të reja në një mjedis real klinik.

Në takim u dakordua që në të ardhmen të realizohet një projekt i përbashkët me nxënësit e SHMMQSH “Dr. Pançe Karagjozov”, i cili do ta forcojë më tej bashkëpunimin dhe do të hapë mundësi të reja për shkëmbim njohurish dhe përvojash.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.