EKIPI I EKSPERTËVE NGA “ACIBADEM SISTINA” ME NJË PUNËTORI EDUKATIVE PËR EDUKATORËT NË KOPSHTIN “KORÇAGIN”

EKIPI I EKSPERTËVE NGA “ACIBADEM SISTINA” ME NJË PUNËTORI EDUKATIVE PËR EDUKATORËT NË KOPSHTIN “KORÇAGIN”

19.03.2026

Në një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme, në kopshtin e fëmijëve “Korçagin” u mbajt një punëtori edukative e dedikuar për edukatorët, e organizuar nga ekipi profesional i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”. Punëtorinë e udhëhoqën Dr. Kamelija Simeonova, specialiste në psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë, Dr. Verica Malinkova-Dimovska, Mr. Sci,  specialiste në psikiatri, dhe Ajshe Islam, Mr. Sci,  psikologe.

Përmes një qasjeje interaktive dhe diskutimi të hapur, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi zhvillimin emocional te fëmijët, me theks të veçantë në rëndësinë e mbështetjes së hershme emocionale, komunikimit cilësor dhe krijimit të një mjedisi të sigurt dhe stimulues.

Punëtoria iu kushtua rolit të rëndësishëm të edukatorëve si heroinat e heshtura të fëmijërisë – persona që çdo ditë, me shumë dashuri, durim dhe përkujdesje, lënë gjurmë të qëndrueshme dhe pozitive në zhvillimin e çdo fëmije.

Në fund, ekipi profesional shprehu mirënjohje të sinqertë për të gjitha edukatoret për përkushtimin, ngrohtësinë dhe kujdesin e tyre të pakursyer, duke theksuar se pikërisht ato vendosin themelet për një fëmijëri të shëndetshme, të sigurt dhe të lumtur. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.