Acibadem Sistina

U MBAJT PUNËTORIA E DYTË PSIKO-EDUKATIVE PËR MËSUES DHE BASHKËPUNËTORË PROFESIONALË NGA KOMUNA E KARPOSHIT

27.02.2026

Në ambientet e Komunës së Karposhit u mbajt punëtoria e dytë si pjesë e ciklit të punëtorive psiko-edukative për stafin mësimor nga shkollat fillore komunale në Komunën e Karposhit në drejtim të avancimit të procesit arsimor dhe krijimit të një mjedisi shkollor inkluziv dhe psikologjikisht të qëndrueshëm.
 
Në këtë punëtori, para një numri të madh mësimdhënësish dhe bashkëpunëtorësh profesionalë, nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, ligjërata mbajtën Dr. Verica Malinkova Dimovska, Mr. Sci., specialiste e psikiatrisë, dhe Boletin Zenuni, Mr. Sci., defektolog.
 
Dr. Verica Malinkova Dimovska, Mr. Sci., foli për rolin e mësuesit nga aspekti psikiatrik-psikoterapeutik, për shëndetin mendor të gjeneratave të reja, për ngarkesën psikologjike në profesionin e mësuesit, si dhe për njohjen e hershme të shenjave të mbingarkesës. Gjatë punëtorisë u realizuan edhe ushtrime të shkurtra praktike.
 
Boletin Zenuni, Mr. Sci., edukator dhe rehabilitues special, foli për shëndetin mendor dhe për vështirësitë specifike në procesin e të nxënit, për njohjen dhe tejkalimin e tyre, si dhe për rolin e mësuesve dhe prindërve në atë proces përmes metodave interaktive dhe shembujve praktikë për zhvillimin e strategjive për përballimin e sfidave.
 
Punëtoria e fundit do të mbahet të mërkurën e ardhshme dhe gjithashtu do t’i kushtohet strategjive konkrete për implementimin e njohurive të fituara në praktikën e përditshme mësimore. Si pjesë e procesit edukativ, pjesëmarrësit morën edhe doracakun e Dr. Kamelija Simeonova, i cili ofron udhëzime dhe këshilla  për përballim të suksesshëm me sfidat në punën me adoleshentët.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.