Në “Acibadem Sistina” ka filuar cikli ri i gjimnastikës për bebat – një program unik që u prezantua për herë të parë në vend në muajin nëntor dhe menjëherë ngjalli interes të madh te nënat dhe më të vegjlit e tyre..jpg)
Oraret zhvillohen në një atmosferë argëtuese dhe të relaksuar, të përshtatur sipas nevojave dhe ritmit të foshnjave, me qëllim nxitjen e rritjes dhe zhvillimit të shëndetshëm që në moshë shumë të hershme. Ushtrimet janë të dizajnuara me kujdes dhe të përshtatura sipas moshës së fëmijës, me fokus në zhvillimin motorik, koordinimin dhe forcimin e muskulaturës..jpg)
Gjimnastika udhëhiqet nga Dijana Marinovska, magjistre e terapisë fizikale në pediatri, e cila me qasje profesionale dhe përkushtim i udhëzon prindërit dhe bebat në çdo orë, duke krijuar ndjenjë sigurie dhe besimi..jpg)
Ky lloj aktiviteti fizik të organizuar sjell përfitime të shumta për zhvillimin fizik dhe psikomotor të fëmijëve dhe paraqet një mundësi të shkëlqyer për kohë cilësore mes prindërve dhe foshnjave të tyre.Për të gjithë pjesëmarrësit në orët e gjimnastikës, u dhuruan edhe dhurata nga miqtë tanë AcibademSistina Baby.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.