Çdo grua në jetën e saj ëndërron për momentin kur do të bëhet nënë. Shtatzënia është një periudhë e veçantë në të cilën çdo nënë e ardhshme, me emocion, dëgjon rrahjet e vogla të zemrës dhe me dashuri përgatitet të mirëpresë mrekullinë e saj më të madhe – fëmijën e vet. Por jo gjithmonë gjithçka shkon ashtu siç e imagjinojmë.
ËNDRRA E AMËSISË NË PROVË GUXIMI
E reja Eleonora tregon se shtatzënia e saj kishte nisur si në librat, deri në javën e 17-të. “Menjëherë shkova te gjinekologu im, i cili vuri re se sasia e lëngut amniotik ishte e zvogëluar dhe fetusi nuk shihej mirë. Më dha një rekomandim për në Shkup. Mora mendimin e parë, të dytë dhe madje edhe të tretë nga mjekë të ndryshëm – dhe të gjithë kishin të njëjtin qëndrim: abort.” Nga një e njohur e afërt që kishte pasur një problem të ngjashëm, Eleonora kishte dëgjuar për Dr. Gordana Petrovska nga spitali “Acibadem Sistina”. Ajo ishte shpresa e saj e fundit.
(2).jpg)
AMNIOINFUZION: RREZIK, SHPRESE DHE SHPËTIM
Me një buzëqeshje në fytyrë nga takimi i parë e kujton edhe Dr. Gordana Petrovska, specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë. Fillimi ishte një shtatzëni me rrezik të lartë, por për fat të mirë gjithçka përfundoi me rezultatin më të mirë të mundshëm.
“Pacientja Eleonora për herë të parë e vizitoi spitalin tonë në javën e 19-të e shtatzënisë, për të marrë edhe një mendim tjetër. Ajo erdhi me një gjetje ekografike për mungesë të plotë të lëngut amniotik dhe me rekomandim nga institucione të tjera për ndërprerje të shtatzënisë. Pas ekzaminimit me ultratinguj, nuk arrita ta gjej shkakun e kësaj gjendjeje të fetusit, kështu që i sugjerova pacientit që të bënim një amnioinfuzion, me qëllim që të vizualizohej fetusi dhe të përpiqeshim të gjenim shkakun e kësaj gjendjeje,” – thotë Dr. Petrovska.
Pacientes dhe bashkëshortit të saj iu shpjegua në detaje procedura e amnioinfuzionit, me të gjitha përfitimet dhe rreziqet.
“Amnioinfuzioni është një procedurë invazive gjatë së cilës, nën kontrollin e ultrazërit, me një gjilpërë të hollë hyhet në zgavrën amniotike dhe injektohet tretësirë fiziologjike i ngrohur në temperaturën e dhomës. Duke qenë se lëngu amniotik mungonte plotësisht, procedura u krye edhe me ndihmën e doplerit për të shmangur dëmtimin e enëve të gjakut, gjë që mund të çojë në pasoja fatale për fetusin.” shpjegon Dr. Petrovska.
(3).jpeg)
INSTINKTI PRINDËROR NUK NA ZHGËNJEN
Ndërhyrja kaloi pa asnjë ndërlikim. Më pas u bë një skrining i detajuar i fetusit, sepse pas aplikimit të lëngut u arrit një rezolucion i mirë për të mundësuar vlerësimin e plotë të tij. Ekzaminimi me ultratinguj tregoi një fetus me morfologji normale me të gjitha organeve, ndërsa analizat mikrobiologjike dhe gjenetike ishin në rregull.
Përfundimi i Dr. Petrovska ishte se shkaku i mungesës së lëngut amniotik ishte insuficienca placentare, pra dështimi shumë i hershëm i funksionit të placentës.
“Pas amnioinfuzionit, gjithçka ndryshoi – foshnja më në fund kishte mjaftueshëm lëng, rritej dhe zhvillohej në mënyrë të përkryer. Këto ishin momentet më të lumtura për ne!” – ndan Eleonora
.
(2).jpeg)
E QARA E PARË E LUFTËTARIT TË MADH ALEKSEJ
Aleksej lindi në fillim të javës së 36-të, më 29.7.2025, me një peshë trupore prej 2500 g dhe një gjatësi prej 48 centimetrash. Një qara e fortë dhe e fuqishme që mbushi të gjithë sallën e lindjes. “Falënderoj sinqerisht Eleonorën dhe bashkëshortin e saj që më dhanë besimin për të udhëhequr këtë shtatzëni me rrezik të lartë dhe të pasigurt. Ata besuan tek unë dhe ishin po aq këmbëngulës dhe të fortë sa unë – me çdo hap që ndërmorëm së bashku, gëzuam dhe shpresuam. Dhe kur më në fund dëgjuam qarjen e parë të shëndetshme dhe të fuqishme të luftëtarit tonë të madh Aleksej, zemra ime u mbush me gëzim”, thotë Dr. Petrovska.
„Për Dr. Gordana nuk kam mjaftueshëm fjalë për të përshkruar sa e përkushtuar, e saktë dhe e kujdesshme është në punën e saj – që nga momenti i parë e deri në fund të shtatzënisë. Sa shpresë kishim unë dhe bashkëshorti im, ajo kishte dyfish më shumë,“ – thotë Eleonora.