Reparti i Pulmologjisë disponon me ultrazërin endobronkial (EBUS). Bronkoskopia diagnostikuese ka bërë revolucion në dekadën e fundit, kryesisht me ardhjen e ultrazërit endobronkial (EBUS), si dhe me zhvillimin e teknikave të tjera të bronkoskopisë të drejtuara me ultrazë. Bëhet fjalë për një procedurë diagnostikuese minimalisht invazive, e cila lejon vizualizimin e nyjave limfatike torakale (nyja limfatike mediastinale dhe hilare).
EBUS u mundëson mjekëve që përmes aspirimit transbronkiale me gjilpërë (TBNA) të marrin mostra të indeve ose lëngjeve nga mushkëritë dhe nyjat limfatike përreth, pa ndërhyrje kirurgjikale. Këto mostra mund të përdoren për të diagnostikuar dhe përcaktuar fazën e kancerit të mushkërive, për të zbuluar infeksione dhe për të identifikuar sëmundjet inflamatore të mushkërive, si sarkoidoza ose limfoma.
EBUS aktualisht përfaqëson metodën më të mirë për të përcaktuar stadin e sëmundjes në mediastinum, përveç në rastet kur për arsye anatomike nuk mund të merren mostra nga nyjat limfatike.
Copyright © 2024 Developed by Unet All rights reserved.