Check-up

Check-up

Në “Acibadem Sistina” funksionon departamenti i parë i specializuar për ekzaminime parandaluese (check-up). Ky departament ofron program të specializuar me anë të të cilit zbatohen metoda të reja në mjekësinë parandaluese nëpërmjet testeve të sakta dhe ekzaminimeve me qëllim për të marrë diagnozën e hershme të sëmundjeve te personat e shëndetshëm. Me ndihmën e Check up programit mund të marrim informacione të rëndësishme për gjendjen e shëndetin tone dhe të zbulojmë nëse kemi rrezik nga ndonjë sëmundje.

Programi i veçantë check-up dallon nga spitalet e tjera për shkak të shërbimeve specifike të cilat reflektohen në këtë department nëpërmjet:

  • Programeve korporative Check-up
  • Programeve individuale Check-up
  • Programeve check-up për fëmijë
Pse duhet të bëhet Check-up?

Në momentet kur ndjeheni mirë, me siguri, mendoni se nuk keni nevojë nga mjeku ose për teste dhe kontrolle të tjera. Por, rreziqet me të cilat ballafaqohemi janë gjithkund. Shprehitë jetësore, si dhe predispozitat familjare (anëtarë në familje të cilët kanë diabet, probleme të zemrës ose kancer) ndonjëherë mund të jenë faktor rreziku potencial me të cilin mund të ballafaqoheni. Për këtë shkak, check-up kontrolli luan rol të rëndësishëm në diagnozën e hershme të sëmundjeve. Përmes kontrollit do të merrni vesh për gjendjen tuaj momentale shëndetësore, por gjithashtu do të mbroheni nga sëmundjet më serioze.

Diagnoza e hershme

Kontrollet dhe testet e rregullta shëndetësore mund t’ju ndihmojnë që të diagnostifikohet sëmundja, në fazën e hershme kur nuk ka simptoma. Skriningu shëndetësor i cili aplikohet mbi njerëzit, i cili nuk ka kurrfarë problemesh shëndetësore, quhet check-up. Në repartin për Check-up pranë Spitalit të klinikls “Acibadem Sistina” mjekët specialistë i vlerësojnë karakteristikat individuale të pacientit, rrezikun, vlerësimin e sëmundjeve familjare dhe faktorët e ambientit. Varësisht nga ajo rekomandohen dhe aplikohen skrining programe adekuate të pacientëve. Rezultatet nga skrining programet e realizuara analizohen nga ana e mjekut specialist dhe jepen rekomandime adekuate. Duke iu falënderuar diagnozës dhe trajtimit me kohë, personave u mundësohet jetë e gjatë dhe cilësore dhe mundësi për mjekim të përhershëm i sëmundjeve të diagnostifikuara në kohë. Me teknologjitë më moderne në duart e mjekëve që punojnë në klinikë dhe radiologëve (MRI, CT, PET/CT) bëhen kontrollat e duhura të gjithë trupit deri në detajet më të imta, me qëllim të zbulimit të sëmundjeve malinje dhe ndryshimeve tjera në organizëm. Gjatë gjithë kohës së check-up pacienti është shoqëruar nga ana e të punësuarit në spital. Derisa i pritni rezultatet, pacientët mund të zbaviten në një ambient të këndshëm të pajisur me televizor dhe me qasje në internet, duke lexuar revistë ose gazetë.

Programet korporative  check-up

Përmes check-up programeve korporative realizohen pako kontrolla shëndetësore për menaxher si dhe për kandidatët e porsa punësuar.

Programet individuale check-up
Programe individuale check-up kategorizohen sipas moshës dhe gjinisë:
Check up për menaxher
Check-up për fëmijë
Pako të reja Check up Plus për meshkuj dhe femra

Mjekët e departamentit

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.