Qendra urgjente punon 24 orë çdo ditë të javës dhe mbulon të gjitha gjendjet urgjente për fëmijë dhe të rritur.Disponon autoambulaca për një transport mjekësor të shpejtë dhe të sigurtë. Ambulance urgjente (pediatrike, gjinekologe-akusherike, kirurgo-internistike), spital ditorë me 7 bokse si dhe sallë reanimacioni. Qendra është e lidhur drejtpërdrejtë me departamentin e radiologjisë, duke mundësuar diagnostikim të shpejtë dhe trajtim të shpejtë për pacientët e rasteve urgjente.
Salla e reanimacionit dhe resuscitimit
Salla e reanimacionit është segmenti më i rëndësishëm i qendrës urgjente. Këtu qëndrojnë dhe marrin kujdesin e duhur pacientët të cilët janë në gjendje kërcënuese për jetën, të cilët kanë nevojë për trajtim urgjent mjekësor dhe është e nevojshme që menjëherë të zbatohet menjëherë procedura e reanimacionit, domethënë ndihma e mnejëhershme mjekësore. Gjatë intervenimit tek këta pacientë, procedura e reanimacionit përfshin ekipet mjekësore nga departamenti i kudesit intenziv dhe reanimacionit, si dhe nga departamenti i kardiologjisë
Spitali ditor
Në spitalin ditor qëndrojnë pacientët për një periudhë të caktuar, dmth. qëndrimi i tyre është i kufizuar deri në momentin e stabilizimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Gjatë qëndrimit tek këta pacientë zbatohen procedurat e nevojshme diagnostikuese dhe intervenimet, marrin terapinë e duhur, monitorohet rregullisht dhe në përputhje me gjendjen e tyre, marren masa për shpërnguljen e tyre në departamentin e duhur të spitalit apo lëshimin e tyre nga spitali nëse situata është përmirësuar dhe shëndeti I tyre nuk kërkon trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Transport mjekësor i shpejtë dhe i sigurt
Qendra urgjente disponon tre autoambulanca moderne të pajisura në mënyrë bashkëkohore me anë të të cilave kryhet transporti i pacientëve nga një vend i caktuar deri në spital dhe anasjelltas, si dhe transporti i pacientëve në destinacione më të largëta. Pacientët gjithmonë janë të shoqëruar nga ekipi i posaçëm i mjekëve, në varësi të gjendjes shëndetësore dhe llojit të sëmundjes. Këto janë automjete në të cilat janë të ndërtuara pajisje monitorimi të cilësisë së lartë, janë të pajisura me mbështetje oksigjeni, respirator, dhe infuzomati perfuzorë për kontrollimin e dhënies së lëngjeve dhe bështetjen e sistemit kardiovaskular. Në rast nevoje, gjenden edhe çanta të pajisura posaçërisht me ilaçe adekuate, lëndë imobilizimi, dhe materiale për mjekiin me fashë të plagëvetë cilat mund të përdoren në varësi të gjendjes së shëndetit të pacientit.
Transporti i foshnjave të porsalindura që janë të sëmurë rëndë
“Acibadem Sistina” ka kushte edhe për transport të foshnjave të porsalindura me rrezik të lartë dhe të sëmurë rëndë. Spitali disponon automjetin më modern sanitar që është tërësisht i pajisur dhe i aftësuar për transport të të rriturve, fëmijëve dhe foshnjave të porsalindura. Krahas kësaj, në dispozicion është inkubatori transportues me mundësi për mbajtjen e pavarur të temperaturës trupore të foshnjave të porsalindura, si dhe aplikacion të pavarur të oksigjenit gjatë transportit.
24 orë pediatër i disponueshëm në “Acibadem Sistina”
Një numër i madh rastesh gjatë moshës fëmijërore kërkojnë një qasje urgjente. Temperatura e lartë, të vjellat, diarrea, lëndimet janë pjesë e problemeve që shkaktojnë panik tek prindërit, veçanërisht nëse ato intensifikohen gjatë natës. Me qëllim për t’iu përgjigjur nevojave të fëmijëve atëherë kur ata kanë më tepër nevojë, ne kemi hapur qendrën më moderne të urgjenës pediatrike. Ajo është konceptuar sipas shembullit të qendrave urgjente të njohura në mbarë botën. Kjo e bën atë qendrën udhëheqëse pediatrike në të gjithë rajonin. Në këtë qendër punon një ekip multidisiplinar mjekësh me përvojë, të cilët mund të trajtojnë të gjitha sëmundjet që lidhen me fëmijërinë. Çdo kusht trajtohet individualisht, duke siguruar trajtimin më të mirë të mundshëm për çdo fëmijë.
Doktor i mjekësisë së përgjithshme, specializant në pulmologji
Specialiste në mjekësi interne
Doktor i mjekësisë së përgjithshme, Specializant në radiologji
Doktori i mjekësisë së përgjithshme, Specializant në kirurgji të përgjithshme
Doktor i mjekësisë së përgjithshme
Doktore e mjekësisë së përgjithshme, Specializante në dermatovenerologji
Doktor i mjekësisë së përgjithshme, specializant në kardiologji
Doktor i mjekësisë së përgjithshme
Copyright © 2024 Developed by Unet All rights reserved.