Fizikant mjekësor

Njoftim aktive

Njoftim aktive

Fizikant mjekësor

Released on: 17.11.2026
Status: Active

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për:
 
FIZIKANT MJEKËSOR
 
PËRSHKRIMI I POZITËS SË PUNËS
 
Fizikani mjekësor është përgjegjës për zbatimin e parimeve dhe metodave të fizikës mjekësore në veprimtarinë shëndetësore të spitalit, optimizimin e procedurave mjekësore dhe përdorimin e sigurt të pajisjeve mjekësore që prodhojnë rrezatim jonizues.
  • Është përgjegjës për dozimetri, kalibrimin dhe kontrollin e cilësisë së pajisjeve në radioterapi.
  • Organizon dhe kryen procedurat teknike që janë pjesë e trajtimit të pacientit.
  • Kryen planifikimin dhe mbikëqyrjen e trajtimit radioterapeutik, në koordinim me ekipin e mjekëve radioterapeutë dhe teknologëve të radiologjisë të departamentit.
  • Merr pjesë në edukimin dhe integrimin e punonjësve të rinj në Departament, në lidhje me pajisjet dhe mbrojtjen nga rrezatimi.
  • Kujdeset për sigurinë dhe mbrojtjen nga rrezatimi, zbatimin e procedurave të punës dhe ndjek vazhdimisht zhvillimet e teknikave dhe pajisjeve të reja.

 

KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME

  • Arsim i lartë i përfunduar (Fakulteti i Shkencave Natyrore – Drejtimi i Fizikës).
  • Magjistratura në këtë fushë do të konsiderohet përparësi.
  • Specializim në Fizikë Mjekësore (Fakulteti i Mjekësisë).
  • Përvojë pune mbi 5 vjet në radioterapi ose dozimetri klinike.
  • Njohja e gjuhës angleze.
  • Njohuri në përdorimin e kompjuterit.
  • Përpikëri dhe qasje analitike ndaj punës.
  • Përkushtim ndaj sigurisë së pacientëve dhe punonjësve.
  • Nivel i lartë konfidencialiteti dhe etike profesionale.

 

INFORMACIONE TË TJERA SHTESË

  • Njoftimi është i hapur për 15 ditë pune. Aplikimi bëhet në e-mail adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk  ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
  • Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim në kohë pas shpalljes së njoftimit.
  • Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar.

 

Bashkangjit CV-në *

Pajtohem që të dhënat e mia personale të ruhen në databazën e Spitalit klinik ACIBADEM SISTINA Shkup për regrutatim të kuadrove.

Më tepër informacione rreth mbrojtjes së të dhënave personale mund të lexoni në Politikën e privatësisë.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.