Punojës parkimi

Njoftim aktive

Njoftim aktive

Punojës parkimi

Released on: 17.11.2026
Status: Active

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për:
 
Punojës parkimi
 
PËRSHKRIMI I POZITËS SË PUNËS
 
Punonjësi i parkingut kryen kontrollin e trafikut dhe të automjeteve gjatë hyrjes në hapësirat e spitalit, orienton pacientët dhe vizitorët për parkimin e automjeteve në vendet e lira të parkingut, me qëllim shfrytëzimin maksimal të hapësirës së parkingut.
Gjithashtu, rregullon dhe orienton automjetet e kompanive furnizuese gjatë furnizimit me mallra, automjetet e ndërmarrjeve komunale, kompanive të servisit, si dhe automjetet e grupeve të organizuara që vizitojnë spitalin.

KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME

  • Përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Patentë shoferi e detyrueshme;
  • Përvoja e punës në parking do të konsiderohet përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze;
  • Aftësi organizative;
  • Aftësi komunikuese;
  • Aftësi koordinuese;
  • Aftësi për të reaguar në mënyrë të përshtatshme në situata emergjente. 

INFORMACIONE TË TJERA SHTESË

  • Njoftimi është i hapur për 15 ditë pune. Aplikimi bëhet në e-mail adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk  ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
  • Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim në kohë pas shpalljes së njoftimit.
  • Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar.
  • Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Bashkangjit CV-në *

Pajtohem që të dhënat e mia personale të ruhen në databazën e Spitalit klinik ACIBADEM SISTINA Shkup për regrutatim të kuadrove.

Më tepër informacione rreth mbrojtjes së të dhënave personale mund të lexoni në Politikën e privatësisë.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.