Punonjësi i parkingut kryen kontrollin e trafikut dhe të automjeteve gjatë hyrjes në hapësirat e spitalit, orienton pacientët dhe vizitorët për parkimin e automjeteve në vendet e lira të parkingut, me qëllim shfrytëzimin maksimal të hapësirës së parkingut.
Gjithashtu, rregullon dhe orienton automjetet e kompanive furnizuese gjatë furnizimit me mallra, automjetet e ndërmarrjeve komunale, kompanive të servisit, si dhe automjetet e grupeve të organizuara që vizitojnë spitalin.
KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME
Përfundimi i arsimit të mesëm;
Patentë shoferi e detyrueshme;
Përvoja e punës në parking do të konsiderohet përparësi;
Njohja e gjuhës angleze;
Aftësi organizative;
Aftësi komunikuese;
Aftësi koordinuese;
Aftësi për të reaguar në mënyrë të përshtatshme në situata emergjente.
INFORMACIONE TË TJERA SHTESË
Njoftimi është i hapur për 15 ditë pune. Aplikimi bëhet në e-mail adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim në kohë pas shpalljes së njoftimit.
Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar.
Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.