PAS DISA DËSHTIMEVE TË IVF-TË KEMI GJETUR SHPRESËN TEK DR. IVANOVSKI

19.04.2024

Pas një numri të madh të ekzaminimeve të kryera, ndërhyrjeve mjekësore, operacioneve, vizitave në disa klinika në Maqedoni, konsultimeve të kryera me mjekë nga qendra të njohura për IVF në Evropë, para se ta vazhdojmë luftën tonë jashtë Maqedonisë, vendosëm të bëjmë edhe një tentim për herë të fundit dhe caktuam një takim për një kontroll tek Dr. Mitko Ivanovski në „Acibadem Sistina“.
Të dëshpëruar nga seria e dështimeve gjatë kryerjes së procedurave për IVF, edhe pse ishim plotësisht të përkushtuar dhe të fokusuar në procesin e IVF-së, pas ekzaminimit u kthyem në shtëpi me shpresë. Çdo ekzaminim tek Dr. Ivanovski ishte një kënaqësi për mua, më jepte qetësi, ndërsa besimi ynë në profesionalizmin e tij po rritej nga ditë në ditë. E dija se kisha mbështetje dhe një mjek cilit i besoj plotësisht.
Dua të theksoj se kam bërë 5 procedura të stimuluara të IVF-së, një inseminim, një operacion, dhe gjatë gjithë këtij trajtimi mjekësor asnjëherë nuk kisha sukses për një qelizë vezore të fekonduar, kështu që nuk ishte aspak e lehtë për mjekun që të përballohet me pacientë siç jemi ne me një histori të tillë. Pas operacionit korrektues të kryer nga Dr. Ivanovski, ishim në rrugën e drejtë.
Empatia, kujdesi, ekspertiza, dëshira dhe përkushtimi i mjekut Dr. Ivanovski na dhanë forcën për të vazhduar luftën tonë dhe më vonë për të pasur sukses.  
Erdhi dita kur si çdo muaj tjetër edhe në korrik erdha për një punkcion të planifikuar në një cikël natyror për të lejuar trupin që të pushojë nga stimulimet e shumta hormonale. Me kanë marrë një qelizë vezore, e cila më në fund u fekondua  nga embriologja  Dr. Biljana Pallçevska dhe në fund fituam një embrion, pas 10 tentimeve të IVF-së pa embrion, pra kjo ishte hera e parë që kemi bërë transferimin.
Në datën 28.7.2023, morëm një rezultat pozitiv për beta-HCG. Fryti përparonte shumë mirë, në përputhje sipas zhvillimit të javëve gestacionale, ndërsa mjeku së bashku u gëzua për zhvillimin e frytit dhe për shëndetin e mirë të shtatzënisë.
Në javën e 39-të të shtatzënisë, bashkëshorti im dhe unë u bëmë prindër, ndërsa doktori Ivanovski me ekipin e tij kanë bërë që lindja e fëmijës sonë të kaliojë në mënyrën më të mirë dhe të na realizojë dëshirën për të përjetuar momentin më emocionues dhe më të bukur në jetën tonë.
Falendërojmë ekipin e plotë të Departamentit për riprodhim të asistuar në “Acibadem Sistina”. Energjia e tyre pozitive, marrëdhënia e ngushtë dhe drejtpërdrejtë që krijojnë me pacientët, përvoja e tyre më lejuan mua t’i kaloj lehtësisht të gjitha procedurat e IVF-së.
E shkruaj këtë letër për të ndarë historinë tonë, rrugën e vështirë që kemi kaluar gjatë këtyre 5 viteve për të pasur një fëmijë. Ajo që na motivonte të mos dorëzohemi nga kjo betejë e vështirë ishin historitë e suksesshme që lexonim dhe dëgjonim duke na dhënë shpresë se edhe ne një ditë do të shkruajmë historinë tonë të bukur me një përfundim të lumtur. Shihemi për fëmijë të dytë” – na shkroi pacientja jonë S.T.

Copyright © 2024 Developed by Unet All rights reserved.