I përballur me një situatë pa shpresë, kisha humbur shpresën se ndonjëherë dë të mund të isha përsëri ai Filipi i mëparshëm. Vetëm 24 vjeç dhe isha i rraskapitur nga agonia që kalova për plotë 8 muaj. Nuk duhej të haja asgjë, madje asnjë kafshatë bukë, u dobësova 25 kilogramë. E kisha të ndaluar madje edhe pirjen e ujit. Për 8 muaj me rradhë, në stomakun tim mbaja stoma e cila ishte e lidhur me zorrët. Nëpërmjet saj ushqehesha me ushqim në formë pureje, dhe në këtë mënyrë e mbaja shpirtin gjallë. Çdo ditë ishte gjithnjë dhe më e vështirë, pa energji, dhe trupi komplet i dobësuar. Në një gjendje të tillë, mjekët nuk më jepnin shpresë.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.