“Udhëtimi ynë për në Spitalin “Acibadem Sistina” filloi në gusht të këtij viti, një muaj para lindjes së dy foshnjave të mia. Me përkushtimin dhe kujdesin e madh të doktoreshës Gordana Petrovska dhe të gjithë stafit gjinekologjik, pas një muaji foshnjat i kam lindur para kohe dhe për këtë shkak filluan rrugëtimin e jetës në kujdesin intensiv. Nuk ishte e lehtë që të mendoj se kam dy foshnja në njësinë e kujdesit intensiv, me dilema dhe pyetje të vazhdueshme nëse do ta fitojmë këtë betejë. Edeni dhe Partha kanë lindur më 11 shtator, në javën e 28-të të shtatzënisë, me peshë të lindjes 1200 dhe 1400 gramë. Me përkrahjen më të madhe nga të gjitha infermierët, mjekët e mrekullueshëm dhe mjekja më e mirë Dr.Radica Muratovska, ia dolëm. Pas 48 ditëve dhe netëve të gjata, por me kujdesin më të mirë, dy foshnjat e mia janë gati për të udhëtuar sot. Jemi të përgatitur që të largohemi nga spitali si një familje e plotë. Falënderojmë të gjithë infermierët dhe mjekët që këtë na bënë të mundur”, ka shkruar familja Bajraktari, prindërit krenarë të Edenit dhe Parthës.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.