Të qenurit nënë është pjesë e natyrës. Është bekimi të cilin e ëndërron çdo grua. Është momenti më madhështor i jetës. Por, ligjet e natyrës ndonjëherë dinë edhe të luajnë me jetën tonë. Të na vënë në sfidë dhe në provë për të parë se sa mund ti durojmë dhe përballojmë këto goditje për ta arritur këtë moment unik dhe të papërsëritshëm në jetë, për të mbajtur në krahë fëmijën tënd, për tu bërë nënë. Prita 16 vjet për tu bërë nënë. Gjatë gjithë kësaj kohe kisha inseminime të panumërta in vitro, por e gjithë kjo në fund përfundonte pa sukses. Arsyeja ishte intervenimi në qafën e mitrës para shumë vitesh. Mbetesha shtatzënë, por e humbja fëmijën sa herë që qafa e mitrës do të lëshohej.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.