LABORATORI BIOKIMIK

LABORATORI BIOKIMIK

LABORATORI BIOKIMIK

Koncepti dhe organizimi i Laboratorit Biokimik është krijuar në vitin 2001 për nevojat e spitalit “Mala Bogorodica” dhe vazhdimisht zhvillohet dhe përmirësohet në kuadër të departamentit të laboratorëve diagnostikues në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Laboratori Biokimik ofron një gamë të gjerë analizash rutinore dhe të specializuara laboratorike që kryhen në gjak, urinë dhe lëngje të tjera trupore, për nevojat e pacientëve ambulatorë dhe të hospitalizuar të spitalit. Laboratori disponon instrumente të teknologjisë së lartë nga prodhues me renome botërore. Metodat që realizohen në Laboratorin Biokimik janë të akredituara sipas standardit MKC EN ISO 15189:2013. Ekipi profesional ndërmerr aktivitete për pjesëmarrje të përditshme në programe për krahasim ndërlaboratorik të kontrollit të cilësisë për të gjitha analizat, si dhe në programe të jashtme për kontroll të cilësisë EQAS, duke siguruar besueshmëri dhe siguri për çdo rezultat të lëshuar, në përputhje me kërkesat e standardit MKC EN ISO 15189:2013.

REKOMANDIME PËR PACIENTËT


Për sigurinë dhe saktësinë e rezultateve të analizave laboratorike, është e nevojshme që një ditë para ardhjes në laborator të konsumoni ushqim më të lehtë deri në orën 18:00. Pas orës 18:00 mund të pini lëngje, më së miri ujë dhe lëngje pa sheqer, por assesi alkool dhe kafe. Gjithashtu, duhet të shmangni aktivitetin intensiv fizik.

Në mëngjes, para se të vini në laborator, nuk duhet të hani apo të pini asgjë, veçanërisht jo kafe. Nëse përdorni terapi të rregullt, mos e merrni dozën e mëngjesit të ilaçit, pasi ilaçet ndikojnë në saktësinë e rezultateve tuaja. Dozën e mëngjesit merreni me vete dhe përdoreni pas marrjes së gjakut.  

Mjekët e departamentit

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.