Acibadem Sistina

PROMOVIMI I UDHËZUESIT PËR PRINDËR “ORIGAMI” NGA DR. KAMELIJA SIMEONOVA

12.12.2025

Më 16 dhjetor (e martë), nga ora 19:00 deri në 21:00, në hotelin “Hilton”, do të mbahet promovimi i udhëzuesit më të ri për prindër “Origami”, nga autori dr. Kamelija Simeonova, specialiste në psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë dhe doktorante në fazën përfundimtare të studimeve të doktoraturës. 

Në një kohë kur prindërimi kërkon më shumë vetëdije, qetësi dhe mirëkuptim se kurrë më parë, po vjen një udhëzues që premton të sjellë qartësi dhe balancë në çdo shtëpi. Ashtu si një fletë letre mund të transformohet në një formë elegante, edhe çdo familje mund të formatohet në një tërësi më të fortë, më të afërt dhe më të lumtur. Pikërisht kjo është frymëzimi pas “Origami”.

Ky udhëzues u ndihmon prindërve të njohin sfidat para se ato të shndërrohen në konflikte, përmbahen nga fajësimi dhe krahasimi, të “lexojnë” heshtjen, rebelimin dhe emocionet e adoleshentëve të tyre, krijojnë besim dhe stabilitet në familje, marrin vendime të urta dhe të qeta në momentet më të ndjeshme të rritjes së fëmijëve të tyre.

Promovimi është i hapur për të gjithë dhe paraqet mundësi që prindërit e tanishëm dhe të ardhshëm të njihen me mjete dhe strategji që me të vërtetë ndryshojnë dinamikën familjare.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.