Acibadem Sistina

PËR HERË TË PARË NË BOTË REALIZOHET OPERACIONI KOMPLEKS

09.12.2025

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u realizua një operacion jashtëzakonisht i rrallë dhe kompleks tek një foshnjë 10-muajshe me sëmundjen Hirschsprung – një gjendje kongjenitale e zorrës së trashë, ku mungojnë qelizat nervore, gjë që pengon zbrazjen normale të zorrëve dhe shkakton komplikime serioze shëndetësore që nga mosha më e hershme.

Operacionin e kreu kirurgu pediatrik, Doc. Dr. Risto Simeonov, i cili tha se bëhet fjalë për një rast jashtëzakonisht të rrallë.
„Me përdorimin e metodës moderne kirurgjikale transanal pull-through, u hoq me sukses pjesa jo-funksionale e zorrës me gjatësi prej 57 centimetra, që përfaqëson segmentin më të gjatë të operuar deri tani me këtë metodë, një rast i rrallë edhe në shkallë botërore,“ deklaroi Doc. Dr. Risto Simeonov, kirurg pediatrik.

Ky intervenim përbën një sukses të rëndësishëm mjekësor dhe një tjetër konfirmim të nivelit të lartë të ekspertizës në kirurgjinë pediatrike në Maqedoni, si dhe shpresë për një jetë më të mirë dhe më cilësore për pacientët më të vegjël me këtë sëmundje të rrallë.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.