Dr. Vesna Pljakoska, specialiste në dermatovenerologji dhe Doc. Dr. Vladimir Çadikovski, specialist në kirurgji pediatrike dhe subspecialist në kardiokirurgji pediatrike, morën pjesë në panel-diskutimin e platformës kombëtare „Menaxhim, shëndet, bukuri“, si panelistë ekspertë midis specialistëve eminentë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Eventi përfaqësonte një vend unik ku u kryqëzuan menaxhimi i kohës, qasja shkencore ndaj shëndetit dhe konceptet moderne të bukurisë, me fokus të veçantë te rëndësia e arritjes së një balancë mes këtyre tri shtyllave kyçe, si parakusht për një jetë cilësore në shoqërinë e sotme të shpejtë dhe dinamike.
Eventi trajtoi disa tema me rëndësi të madhe, ndër të cilat: shëndeti riprodhues i grave, shëndeti kardiovaskular; parandalimi dhe lufta kundër kancerit; bukuria holistike dhe kozmetika natyrale; arti i menaxhimit të kohës dhe suksesit; si të arrihet balanca midis suksesit profesional dhe mirëqenies personale.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.