Acibadem Sistina

TAKIM PROFESIONAL PËR KIRURGJINË TORAKALE ROBOTIKE NË “ACIBADEM SISTINA”

25.11.2025

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u mbajt një tryezë e rrumbullakët dedikuar kirurgjisë torakale robotike, ku i pranishëm ishte një nga profesorët më të shquar të kësaj fushe – Prof. Dr. Erkan Kaba, specialist i kirurgjisë torakale me teknika robotike nga spitali “Acibadem Maslak”. Gjatë vizitës, Prof. Kaba realizoi takim me mjekët e spitalit:

 
• Dr.Mitko Karagjozov, Mr.Sci – specialist në kirurgji torakovaskulare
• Prof. Dr. Andreja Arsovski – specialist në kirurgji të kraharorit
• Dr. Dragan Smilevski – specialist në kirurgji të kraharorit
• Dr. Oliver Jovkovski – specialist në pulmologji
• Dr. Stefan Nikollov – mjek i përgjithshëm, specializant i kirurgjisë torakale
 
Gjatë takimit, Prof. Dr. Kaba prezantoi teknologjinë që përdor në kirurgjinë torakale robotike në spitalin “Acibadem Maslak”, paraqiti raste klinike nga praktika e tij dhe ndau qasjen dhe përvojat e tij profesionale. Nga ana e tyre, mjekët e “Acibadem Sistina” prezantuan eksperiencën e tyre shumëvjeçare, teknologjitë më bashkëkohore, metodat e punës si dhe trendet aktuale në fushat e tyre, duke zhvilluar kështu një shkëmbim të frytshëm të njohurive profesionale dhe përvojave praktike.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.