Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, sot u realizua me sukses një stërvitje kompleks simulues që përfshinte evakuimin dhe kujdesin për pacientët, personat e lënduar, vizitorët dhe stafin në kushte të tërmetit dhe zjarrit. Në kuadër të ushtrimit u demonstruan procedurat për ndihmën e parë mjekësore dhe mbrojtjen kundër zjarrit, me qëllim testimin e gatishmërisë reale të spitalit në situata emergjente.
Falë trajnimeve dhe ushtrimeve të rregullta, stafi i “Acibadem Sistina” reagoi shpejt, në mënyrë të koordinuar dhe profesionale, gjë që edhe një herë konfirmoi nivelin e lartë të përgatitjes dhe aftësisë për t'u përballur me situata të tilla krize.
Koordinator i ushtrimit ishte Marjanço Janevski, komandant i Njësisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në spital. Ashtu si çdo vit, aktivitetet u realizuan në bashkëpunim me Brigadën për Mbrojtje Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, ekipet e së cilës morën pjesë aktive me njësi dhe pajisje të specializuara.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.