Acibadem Sistina

DR. FADIL BEXHETI NGA "ACIBADEM SISTINA" ME LIGJËRATËN E TIJ ME TEMËN “SHOKU ANAFILATIK”

29.10.2025

Dr. Fadil Bexheti, specialist në anesteziologji me mjekim intensiv, nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” mbajti prezantim profesional me temë: “Shoku anafilaktik – trajtim bashkëkohorë dhe rëndësia e intervenimi emergjente”. Në ligjëratën e tij, Dr. Bexheti ndau njohuritë më të reja dhe përvojat klinike në trajtimin e shokut anafilaktik, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit të shpejtë, trajtimit të duhur dhe intervenimit të koordinuar në ekip për shpëtimin e jetës së pacientit.

Ligjërata e Dr. Bexheti ishte pjesë e Takimeve të 30-ta të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni, një ngjarje me pjesëmarrje ndërkombëtare që bashkon profesionistë të shquar të mjekësisë nga fusha të ndryshme, e cila u mbajt në Strugë nga data 23 deri më 26 tetor. 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.