Në kuadër të edicionit të nëntë të konferencës rajonale "Profemina 2025", u mbajt një panel frymëzues kushtuar temës së fertilitetit dhe rrugës drejt prindërimit. Kjo temë jashtëzakonisht e ndjeshme, por edhe e rëndësishme, u diskutua nga mjekët e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” - Dr. Aleksandar Bojaxhiev, Mr. Sci, specialist në gjinekologji dhe obstetrikë, dhe Dr. Aleksandar Mickovski, specialist në urologji dhe subspecialist i infertilitetit mashkullor.
Rruga deri tek prindërimit nuk fillon gjithmonë me gëzim. Ndonjëherë fillon me heshtje, pasiguri dhe frikë, me pyetje të panumërta që mbeten pa përgjigje. Duke u bazuar në këtë, Dr. Aleksandar Mickovski shpjegoi se në Maqedoni, në rreth 20% të martesave, çiftet përballen me problemin e infertilitetit. Ai theksoi arsyet më të zakonshme si stilin e jetës së partnerëve, ambiciet e karrierës dhe shtyrjen e të bërit prindër..jpg)
Dr. Aleksandar Bojaxhiev, Mr. Sci, theksoi se infertiliteti nuk është sëmundje, por një gjendje në të cilën ekzistojnë disa faza – shpresa, ndoshta zhgënjimi, pas së cilës vjen lufta dhe përsëri shpresa. Ai shtoi se mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë në Maqedoni është rritur nga 25 në 31 vjeç, ndërsa normat më të larta të shtatzënisë vërehen tek gratë e moshës nga 25 deri në 30 vjeç.
Gjithashtu, theksoi se procedurat in vitro janë më e suksesshme deri moshën 30, derisa pas moshës 40 suksesi zvogëlohet rreth 15%.
D-r Mickovski, theksoi se cilësia e spermës mund të shkakto, Dr. Mickovski theksoi se cilësia e spermës mund të ndikohet nga ndryshimet hormonale, ndryshimet e temperaturës, infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe faktorë të tjerë.
Nga ana e tij, Dr. Bojaxhiev shpjegoi pse fertiliteti femërore dhe mashkullore ndryshon. Gratë lindin me të gjithë numrin e vezëve që do të kenë gjatë jetës së tyre, dhe numri i tyre zvogëlohet gradualisht me kalimin e viteve. Megjithatë, tek burrat, spermatozoidet e reja prodhohen çdo tre muaj. Tek gratë, infertiliteti shoqërohet më shpesh me mungesën e ovulacionit, i cili ndodh më shpesh si rezultat i vezoreve policistike.
Sa i përket parandalim, të dy mjekët theksuan se faktori më i rëndësishëm që ndikon në fertilitet është mënyra e jetesës. Ata rekomanduan që partnerët të ushqehen shëndetshëm, të praktikojnë aktivitet fizik dhe, në raste më të rralla – nëse është e nevojshme – të marrin terapi hormonale për të vendosur balancën në organizëm.
Në fundin, mjekët dërguan një mesazhe të fuqishëm dhe inkurajues: ,,Jeta është një luftë, por kurrë nuk duhet të heqësh dorë nga qëllimi yt. Mbi të gjitha, mos hiq dorë nga dëshira dhe ëndrra jote - të bëhesh prindër."
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.