Spitali Klinik “Acibadem Sistina” me nder të madh ndan suksesin e jashtëzakonshëm të 14-vjeçarit David Domazetovski, i cili fitoi vendin e parë dhe çmimin special në Kampionatin Kombëtar të Bodibildingut dhe Fitnesit.
Në moshën pesëvjeçare, David ishte i hospitalizuar në spitalin tonë me tumor në tru. Falë ekipit të neurokirurgëve dhe qasjes multidisiplinare, jeta e tij u shpëtua.
“Me çdo sukses të Davidit, është e pamundur të mos rikujtoj të gjitha momentet e vështira që kemi kaluar dhe gjithçka që spitali ‘Acibadem Sistina’ bëri për Davidin. Nuk mund të mos mendoj sa krenar do të ishte Prof. Dr. Jovica Ugrinovski, po të mund ta shihte Davidin sot të fortë, guximtar dhe fitimtar në jetë,” thotë Ana, nëna e Davidit.
Suksesi i Davidit nuk ndalet, javën e kaluar ai mori pjesë në një garë në Zvicër ku mori çmimin e parë.

Sot, David nuk është vetëm një kampion në sport, por edhe një simbol i shpresës dhe i forcës për të gjithë ata që luftojnë për jetën.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.